Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në emër të Qeverisë ka shprehur keqardhjen për zhvillimet e fundit në Kuvend duke thënë se dhuna e opozitës nuk i shërben popullatës.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të kryejnë punën e tyre lidhur me këtë rast dhe njëherësh ka bërë thirrje për zhbllokimin e Kuvendit.
“Veprimet e tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës”, ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar në mbledhjen e Qeverisë.
“Jemi të gatshëm t`i përgjigjemi Kuvendit për çdo çështje. Poashtu jemi të gatshëm për debat në Kuvend për marrëveshjet e fundit”, ka shtuar Mustafa,
Numri një i Qeverisë ka potencuar se nuk pranon ultimatume. “S`ka ultimatume sepse Kosova duhet të sillet si shtet”, ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova.