Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka folur në “Interaktiv” të KTV-së, rreth punës së tij në krye të asaj ndërmarrjeje.
Ai ka thënë se ka bërë më shumë se një vit në krye të kësaj ndërmarrje, duke përmendu disa nga sukseset e tij, transmeton Koha.net.
“Ne kemi tentuar që të ndryshojmë imazhin e Postë Telekomin e Kosovës dhe atë e kemi arritur. Tani e kemi VALA-n shumë të fuqishme”, ka thënë Mustafa. Në pyetjen se a e ka rikthyer imazhin e mirë reklamat, ai ka thënë se para se të reklamohet diçka duhet të jetë kualitative.
Ai ka thënë se kanë bërë revolucion me komunikim me vendet në regjion, sidomos me Republikën e Shqipërisë, pasi më parë kanë qenë çmimet shumë të larta, kurse tash janë normale. Mustafa ka thënë se do të fuqizojnë IPTV-në.