Kryeministri i vendit Isa Mustafa gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit e ka komentuar gjuatjen me vezë të ministrit Blerand Stavileci nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së djeshme.
“Çështja e deklaratave të Vetëvendosjes se nuk do t`i lërë rehat anëtarët e Qeverisë kapërcen çdo normë ligjore”
“Vetëvendosje duhet t`i respektojë ligjet e këtij vendi” ka deklaruar Mustafa, njofton Klan Kosova.