Lajmet e fundit

Mustafa: Vitin tjetër lëvizim lirshëm, raporti do të publikohet ditët të vijim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se nuk ka arsye qe BE të mos jap rekomandime për liberalizim të vizave.

“Kriteret i kem përmbushur. Vendimi është politik. Ne kemi nënshkruar MSA është e rëndësishme por nuk ka domethënie nëse qytetarët mbesin të izoluar, nëse bizneset tona mbesin të izoluar. Mbetet vetëm një dokument më letër nëse nuk zbatohet”, ka thënë Mustafa.

Ne nuk shohim arsye që BE të mos dëshiroj të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si me qytetarët e vendeve të tjera.

Ai tha se është takuar me  Zhbogarin dhe ai raport s’është përfundimtari. Sipas tij , Zhbogar ka thënë se ky ka qenë raport për zgjerim e ai për liberalizim do publikohet ditëve në vijim.

“ Në demokracinë se shohim si demokraci të standardeve të dyfishta. Mustafa tha se kërkoj që të bëjmë apel të BE që të jetë i drejtë ndaj këtij procesi. Presim që vitin tjetër të lëvizim lirshëm pa viza”, tha Mustafa./Gazeta Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.