Lajmet e fundit

Mustafa: VV nuk di të qeveris, e dëshmoi me Prishtinën

Kryeministri i Kosovës, Isa Musta ka thënë marrëveshja e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së, do të zbatohet në tërësi duke përfshirë edhe zgjedhjen e Thaçit president.
Ai ka thënë se koalicioni ka funksionuar për mrekulli.

Mustafa ka thënë se zgjedhje nuk do të ketë në vitin 2016, por ka thënë se opozita do ti humb ato edhe në vitin 2018.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk mund të fitojë në zgjedhje.

“Me këto sjellje ata nuk mund të fitojnë”, tha Mustafa, duke shtuar se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë, tregon se ata nuk dinë të qeverisin.

Kryeministri Mustafa pret nga AAK dhe Nisma të reflektojnë.

Ai tha se këto dy parti janë dëshmuar se janë parti shtet-formuese dhe se kanë marrë pjesë në të gjitha proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës.

“Në bazë arsye të shëndoshë do të duhej që opozita të reflektonte. Unë mendoj se asnjë arsye që AAK dhe Nisma nuk kanë që të këmbëngulin. AAK në radhë të parë e ka dëshmuar veten se është parti shtet-formuese, i ka miratuar këto parime në vitin 2013. Njerëzit brenda Nismës kanë qenë më parë në PDK. Janë dy parti që kanë qenë gjithmonë pjesë e proceseve shtet formuese. VV-ja nnuk ka qenë, ata kanë bërë opozitën”. tha Mustafa në RTK.

“Sa i përket AAK-së dhe Nismës do të duhej që të reflektoheni por unë shoh se edhe VV duhet të ulet dhe ti sheh këto argumente dhe mos të përdor dhunën si instrument të zgjidhjes”, ka thënë Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.