Me lirimin e urës që është garanci për një lëvizje të lirë po zbatohet një ndër pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Kryeministri Isa Mustafa e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të të dy pjesëve të qytetit.
“Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm i integrimit të pjesë veriore dhe jugore të Mitrovicës. Është një premtim i cili është bërë, është një marrëveshje e cila do i jap efektet dhe rezultatet e veta dhe unë mendoj se ne do ta kapërcejmë me këtë problemin e ndarjes së vendit dhe jugut”, tha Mustafa për RTK’në.