Kryeministri Isa Mustafa thotë se zgjedhjet në këtë kohë nuk janë zgjidhje, edhe pse sipaas tij LDK është e gatshme për zgjedhje.
Mustafa thotës se mbajtja e tyre në këtë kohë do të krijonte precedent të keq për të ardhmen e vendit.
“Sa i përket zgjedhjeve të reja, sa i përket LDK-së dhe vetëvetes, unë do të hyja nesër në zgjedhje të themi për nga frika që druhem se si do të dalim prej zgjedhjeve. Mirëpo, problemi është që ne s’guxojmë me kriju praktika të tilla që kujt t’i teket del ta bllokon foltoren, hedh gazlotësjellës edhe të thotë dilni në zgjedhje, sepse pastaj s’ka zgjidhje. Ky gazlotësjellës pastaj mund të hudhet edhe në votime. Mund të pengohen edhe qytetarët me votu, mund të kërcënohen ata”, tha Mustafa në emisionin ‘Debat’ në RTK.
“Derisa na maskat t’i heqim prej praktikes politike, gazin lotësjellës ta evitojmë si praktikë politike, pastaj pengesat e tjera të hekurta për rrotullimin e makinave, mollotovin ta heqim si praktikë politike, ne s’kemi çka hyjmë në zgjedhje se pastaj nuk ka zgjedhje në këso situatash”, tha Mustafa.