Pengimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO nuk i bën nderë askujt, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.
Madje Mustafës, izolimi i shtetit me të ri në Europë në këtë aspekt, sjellë humbje për të gjithë komunitetet që jetojnë në të.
Kështu tërhoqi vërejtjen i pari i ekzekutivit kosovar të shtunën, kur foli për trysnin që po bëhet, sidomos nga serbët, që Kosova të mos bëhet pjesë e UNESCO-s.
Pavarësisht fushatës së egër që Serbia po ë zhvillon kundër Kosovë, Mustafa premtoi angazhim në ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore e fetare në vend.
Për anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë do të votohet javën e dytë të nëntorit, saktësisht më 9 nga Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, hap ky i fundit, që vjen pas votimit pro shtetit kosovar nga Bordi Ekzekutiv i kësaj organizate, ditë me parë në Paris të Francës.