Shkodran Mustafi ka ndarë dhimbjen me familjet e personave të vrarë mbrëmë nga sulmet terroriste Paris.
Shkodran Mustafi së bashku me lojtarët dhe stafin e përfaqësueses së Gjermanisë kanë mbërritur në Frankfurt, pas një nate të tmerrshme të kaluar në Paris.
Mbrojtësi shqiptare i Valencias, ka ndarë dhimbjen me familjet e personave të vrarë mbrëmë nga sulmet terroriste Paris, shkruan gazeta Express.
“Jemi kthyer në Gjermani, por mendimet e mija janë me të gjithë njerëzit që kanë humbur më të dashurti mbrëmë në Paris. Çfarë po ndodh në këtë planet !?”, ka shkruar Msutafi në Facebook.
Gjermania ishte në Paris për ta luajtur ndeshjen miqësore me Francën, t cilën e humbën me rezultat 2:0./Express/