Lajmet e fundit

Mynihu morri paralajmërim të ‘veçantë’ për sulmet terroriste

Zyrtarët gjermanë kanë deklaruar se ata kishin të drejtë të mbyllnin dy stacionet hekurudhore në Mynih, në prag të Vitit të Ri, sepse ata kishin një paralajmërim të ‘veçantë’ për sulmet terroriste nga Shteti Islamik.

Policia e Mynihut vazhdon të jetë në gadishmëri të lartë, duke kryer kontrolle në stacionet që tashmë janë rihapurt, shkruan BB.
Një zëdhënëse e policies tha se paralajmërimi për sulme terroriste kishte arritur nga shërbimi sekret francez, ndërsa ka theksuar se po planifikohej sulme vetëvrases më bombë.
Polica ende po kërkon pesë dëri në shtatë të dyshuar, që besohet të jenë irakianë dhe sirianë.
Ndërkaq, shefi i policisë në Myhin, Hubertus Andrae ka deklaruar se forcat e tij i kanë disa emra, të cilët tashmë janë duke u kontrolluar në bazën e të dhënave policore, por ende nuk kanë dhënë detaje për vendndoshjen e të dyshuarve.
Ai ju ka bërë thirrje qytetarve të Mynihut që të vazhdojnë jetën sikurse më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.