Bashkëshortja e të akuzuarit Uka ka thënë se i shoqi nuk i është shmangur drejtësisë, sepse nuk ka qenë i përcjellë gjatë gjykimit dhe nëse do të donte të ikte këtë do të mund ta bënte fare lehtë.
Myrvete Uka, bashkëshortja e Shpresim Ukës, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se i shoqi nuk i është shmangur drejtësisë, njofton Klan Kosova.
“Arrestimi ka ndodhur sot paradite në Bregun e Diellit në Prishtinë dhe është arrestim tipik politik”.
“Shpresimi nuk ka ikur nga drejtësia, ai ka qenë nën masa të lajmërimit në polici dhe çdo herë iu ka përmbajtur të gjitha rregullave”.
“Shpresimi ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak dhe nuk ka qenë i përcjellur nga policia. Ai ka shkuar në gjykatë vetë – ai ka mundur të ikë gjatë procesit gjyqësor”.
Ajo ka thënë se Shpresimi ka munguar vetëm në seancën kur është dhënë aktgjykimi dhe se gazetarët kanë keq-raportuar.
“Ai nuk ka qenë në seancë vetëm në ditën e aktgjykimit”.
“Nuk ka pasur aspak gjykim të drejtë, gazetarët kanë qenë injorant për nga mënyra e raportimit”.
Zonja Uka ka thënë gjithashtu se i shoqi nuk i beson drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa ka mohuar pretendimet e Adem Salihajt për tentimvrasje ndaj tij.
“Sipas këtij aktgjykimi del të jetë Shpresimi nxitës në një vrasje”.
“Në rastin e Ibush Kllokoqit janë provat, janë gëzhojat e armëve – provë, përmes së cilës janë mundur t’i vërtetojnë pretendimet”.
“Sot e kanë arrestuar, sepse e ka thënë se nuk i beson drejtësisë së EULEX-it dhe nuk është paraqitur tek ata, ai ka deklaruar se do të dorëzohet vetëm te institucionet e Kosovës”.
“Te rasti i Adem Salihajt është diçka krejt ndryshe. Te rasti i Adem Salihajt s’ka pasur as tentim për vrasje, s’ka as vepër penale dhe është një përrallë e tij e krijuar”.