Zëvendësdrejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Naim Rexha, në Interaktiv të KTV-së, ndër të tjera ka folur edhe për atë se pse uniformat e kaltra nuk po arrijnë ta zënë Agim Madajn, që gjuajti në drejtim të zyrtarëve policorë të Kosovës.
“Agim Madanaj është në fokus të Policisë së Kosovës. Fillimisht ka qenë në fokus si i kërkuar me një fletarrest ndërkombëtar”, ka thënë Rexha.
Megjithatë , numri i dy i Policisë së Kosovës, ka thënë se ky institucion i lartë i sigurisë i ka marrë të gjitha veprimet planifikuese për arrestimin e shtetasit nga Shqipëria.
“Ai është në kërkim të Policisë së Kosovës, e cila është duke marrë veprimtaritë e planifikuara. Besoj që në momentumin e caktuar do ta arresoojmë, dhe do t’ia dorëzojmë drejtësisë”, ka thënë Rexha.
“Kjo nuk mund të përcaktohet me kohë. Nga profili i tij ka rezultuar me shtimin e masës për qytetarët e asaj ane. Por, gjithnjë duke u bazuar në profilin e tij, është konstatuar se ai nuk paraqet rrezik për qytetarët, e në anën tjetër paraqet rrezik për zyrtarët policorë”, ka thënë Rexha.