Lajmet e fundit

Naim Sahiti: Policia me shifra joreale për manifestimin në Pejë!

Një ditë pas manifestimit paqësor të opozitës në Pejë, Naim Sahiti – Kryetar i AAK-së në këtë komunës ka reaguar duke demantuar deklaratën e djeshme të Policisë së Pejës, se në manifestimin protestues morën pjesë dy mijë qytetarë. Sahiti që ka qenë edhe Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime publike në Pejë në mandatin e shkuar, ka dalur me përllogaritje statistikore të hapësirës së Sheshit të Pejës duke faktuar pjesëmarrjen qytetare në këtë shesh edhe me foto.
 
‘Sheshi “Shkelzen Haradinaj” në pjesën ku është zhvilluar protesta ka 3,200 m2. Standardi botëror i vlerësimit për pjesëmarrje në tubime është që 1 m2 i zë 4 qytetarë. Nëse është kështu i bie që dje kanë qenë 12. 800 qytetarë në Manifestimin protestues. Por realisht po e marrim një mesatare, ku masa e pjesëmarrësve dje ka qenë në denësi normale që i bie se 2 protestues kanë qenë në 1 m2 dhe nga kjo del se së paku 6,400 qytetarë kanë marrë pjesë në protestë.’-thotë Sahiti i AAK-së, i cili pyet se, nga i erdhi Policisë së Pejës kjo shifër prej 2,000 protestuesëve nuk mund ta kuptoj askush!!!
 
Sahiti më tej në reagim vazhdon. ‘Që nga momenti kur është caktuar data e organizimit të protestës në Pejë dega e AAK-së në bashkëpunim edhe me partitë tjera opozitare jemi kujdesur që ky manifestim të shkoj siç i ka hije qytetarëve të Pejës dhe që protesta të jetë e qetë, dinjitoze ku do të shprehnin pakënaqësitë me dy marrëveshjet, liderët opozitarë në nivel lokal dhe qëndror por edhe përfaqësues të Komunitetit. -Kemi respektuar ligjin duke njoftuar me kohë Policinë, kemi zhvilluar takim pune ku ju kemi shpjeguar rrjedhën e protestës dhe kemi mbajtur kontakt me Policinë e Pejës gjatë gjithë kohës deri në përfundim të protestës. -Kjo korrektësi e raporteve u prishë me komunikatën e Policisë e cila në përfundim të manifestimit doli me komunikatë ku vlerësoi se paskan protestuar 2 mijë qytetarë. Përgjigjia ironike në këtë do të ishte se në protestë kanë qenë vetëm dy policë të angazhuar në sigurimin e saj.’-shton Naim Sahiti.
 
‘Kjo shifër nuk mund tu ketë ardhur nga llogaritë që janë standard botëror dhe për këtë i sfidojë që kur të duan’ ti masim metrat katror në shesh të Pejës dhe standardin botëror për grumbullime. Dyshoj që shifra ka ardhur nga qendra e Policisë jashtë Pejës dhe ka të bëjë vetëm me aspekt politik. Me këso veprime Policia po bëhet pjesëmarrëse aktive në politikë dhe po e humbë misionin që të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve’.-përfundon reagimi i kreut të AAK-së në Pejë, Naim Sahiti. Dje rreth komunikatës në fjalë ka reaguar edhe Arton Muhaxheri i VV-së, duke hedhur kritika drejt Policisë së Pejës dhe komandatit të stacionit, Nue Nikolla, meqë sipas Muhaxherit mbi 5 mijë qytetarë ishin pjesë e protestës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.