Lajmet e fundit

Nait Hasani: Në raport me Brukselin, Qeveria u tregua e paaftë për t’i arritur objektivat!

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka vlerësuar se viti që po ikën tanimë, do të mbetet një vit i brishtë politik. Në një prononcim dhënë Gazetës Blic, ai ka thënë se qeveria nuk ia ka dalë t’i arrijë objektivat e saj. Andaj sipas tij, kjo do të mbetet për  të ardhmen.

“Qeveria në raport me Brukselin u tregua shumë e paaftë për t’i arritur objektivat e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo është një nga sfidat politike e të ardhmes politike. Qytetarëve iu është mbytur shpresa, këtë shpresë e kanë mbytur të gjitha partitë politike”, ka thënë ai.

Hasani më tej, vitin 2015 e ka krahasuar me kohën e Luftës së Parë Botërore.

Sipas tij, kriza politike e vitit që po kalon, u shkaktua nga disa faktorë, ku sipas tij, kjo krizë e arriti kulmin me nënshkrimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Madje, siç thotë ai, kjo nëse kjo gjendje vazhdon, mund të çojë deri te shpërthimi i një konflikti.

“Kjo ende është shumë e rëndë, me reziqe të mëdha për shqiptarët në Kosovë, me mundësi të shpërthimit të ndonjë konflikti të brendshëm politik”, ka theksuar ai.

Deputeti i PDK-së më pas ka shtuar, se Qeveria është dashur që të punojë me të gjitha partitë politike, e jo e vetme.

“Qeveria është dashur të kërkojë bashkëpunim në bllok ndaj Serbisë, e jo të luftojë për mbrojtjen e vetes së vet nga opozita, për marrëveshjet e veta. Marrëveshjet janë politike dhe në këto bisedime është dashur që të ketë nga të gjitha partite politike”, ka përfunduar Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.