Lajmet e fundit

Nait Hasani nuk i lë vet “dostat” e opozitës

Deputetët e opozitës të cilët kanë hyrë në sallë pas fjalimit të presidentes nuk janë lënë të vetmuar. Afër tyre ka shkuar për disa minuta deputeti nga PDK-ja Nait Hasani.

Hasani i cili njihet goxha kritik ndaj Qeverisë në të cilën është edhe partia e tij shihet shumë i afërt me kolegët opozitarë.

Në një fotografi Hasani shihet teksa bën muhabet miqësor me kolegët e tij.

Marrëdhëniet mes deputetëve nga pozita dhe opozita janë ftohur që kur kanë filluar kundërshtimet e opozitarëve për marrëveshjen e Asociacionit dhe demarkacionit.

Njëri nga themeluesit e UÇK-së madje shpesh ka dhënë deklarata edhe kundër shefit të tij Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.