Deputeti i PDK-së Nait Hasani i cili është anëtar i komisionit për arsim në kuvendin e Kosovës ka thënë për Kosovanews se politika duhet të largohet nga Universiteti sepse niveli i nxënësve e studentëve nuk është i lartë dhe nuk do të kemi të ardhme evropiane.
Më poshtë mund ta lexoni opinionin e Hasanit dhëne Kosovanews
Debatet ne Universitetin e Prishtinës ’’ Hasan Prishtina’’ për shkarkimin e rektorit dhe çështjet e arsimit te lartë ne Kosovë, janë gjera te ndjeshme dhe shpërfytyruare ne Kosove. Kërkesat e ndryshme te studenteve me ndikimin e disa profesorëve nga grupe te interesit ne mbështetje te kinse te ngritjes se cilësisë ne arsim, janë kërkesa te interesave te ngushta te partive politike për te marre Universitetin e Prishtinës dhe për ta vene nen kontroll dhe për ta degraduar arsimin me themel ne këtë universitet.
Ne këtë situate ne universitet publike te Kosovës gjendja është e rende ne përgjithësi. Ne si komision për Arsim, Kulture, Rini, Sport e Diaspore i Kuvendit te Kosovës ne takimet me rektor, me profesor, me student te fakulteteve, me drejtor te DKA-ve me mësues, me nxënës te shkollave te mesme kemi pare një arsim jo cilësor ne përgjithësi, ne arsimin ne Kosove. Për këtë kemi kërkuar dhe ministrin e arsimit ne debate ne Komisionin për arsim. Kemi kërkuar ngritjen e cilësisë ne arsim, ai ka deklaruar se do të kërkojë ta ngris cilësinë ne arsim si prioritet, po pas shume skandaleve, qe kane ndodhur e po ndodhin neper shkolla dhe universitete po tregon se arsimi shqip ne Kosove është ne shkallen me te rende te nivelit arsimore për nga cilësia me te gjitha shtetet e botes nga klasa e pare deri ne universitete, po tregon se ende nuk ka arrite asgjë ne këtë drejtim.
Ministri në përpjekjet e veta për ndryshime nga një fillim i mire, tashme ka ngecur ne politikat e tij për ngritjen e cilësisë ne arsimin shqip. Ka ngecur duke u marre vetëm me retoriken e fjalorit politike dhe ndërhyrjeve politike ne Universitete ne zgjedhjen e Bordeve me përkatësi dëgjueshmërie partiake.
Rektori i Universitetit te Prishtinës me njëqind te meta qe mund t’i ketë, ne vitin e fundit, ka vendosur një standard e kriter ne universitet, qe meriton respekt, ne zbatimin e statutit te UP-se, ne vlerësimin kadrovik e cilësor dhe duhet te mbrohet.
Por, për këtë gjendje te plagjiaturës së 40 studenteve nga USAIDI, kjo tregon një gjendje te mjerueshme ne universitet, ndërsa edhe me e tmerrshme është kur i gjen studentet duke bërë plagjiature, kjo tregon se edhe në të ardhmen e Kosovës do ta kemi plagjiature. Për këtë duhet te kërkohet shikimi i te gjithë profesorëve temat e doktoratës se si kane doktoruar dhe në cilat revista ndërkombëtare i kane botuar punimet e tyre shkencore. Këtë e them, sepse këta e tha dhe ambasadorja gjermane ne Kosove, se arsimi ne Kosove është ne shkallen me te ulte te mundshme dhe pa arsim cilësor nuk ka as te ardhme te Kosovës. Mbështetësit e Kuvendit te Kosovës organizatat gjermane me vëzhgimet nëpër shkollat në Kosovë e kane alarmuar komisionin me te gjeturat e tyre mbi dijen e mësuesve tanë ne lendet e matematikes dhe te gjuhës shqipe. Ato te gjetura janë alarmante, tmerruese, qe tregojnë se arsimi ne Kosove është ne kolaps.
Interesat e ngushta te partive politike përmes organizatave te studenteve për nevoja partiake e kane dëmtuar, por dhe do t’i dëmtojnë pa riparueshëm universitetet dhe arsimin shqip në Kosovë
Prandaj mbrojtja e rektorit i cili ka vendos standard te cilësisë do te thotë mbrojtje e ngritjes se arsimit dhe e cilësisë ne Kosove.
Kërkoj nga kryetaret e partive politike t’i heqin degët e partive politike nga universitetet, nga shkollat e mesme të larta dhe fillore të arsimit, se e kanë shkatërruar me themel te ardhmen e Kosovës me politikat partiake. Pa arsim, Kosova, nuk ka te ardhme kombëtare, as brenda vetës, as evropiane.