Në video dëshminë e saj Donna Hare thotë se NASA e ka fshehur këtë fakt, se astronautët kishin parë fluturaket, të cilat në dokumente i ka quajtur “Babadimri”.
Hare thotë se shumë zyrtarë të NASA-s i kanë thënë se njëri nga misionet “Apollo” ka pasur rastin që t’i shihte tri UFO të aterruara në Hënë. Ajo nuk precizon se kush ishin ata zyrtarë që ia kishin dhënë këto informata dhe kur kishte ndodhur kjo. Ajo thotë se NASA fshin të gjitha anomalitë nga fotografitë, para se t’i tregojë në publik. Ajo ka punuar në NASA si ilustruese dhe teknike, ku ka marrë shumë shpërblime për punën e saj.
“Kam mbetur e tronditur kur kam parë se ata kanë një protokoll të veçantë për fshirjen e UFO-ve nga fotografitë”, thotë Hare.
https://www.youtube.com/watch?v=vISot2Yr4dQ