Agjencia Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Aeronautikë dhe Administrim Hapësinor – NASA, ka bërë të ditur se është e hapur për rekrutimin e astronautëve të rinj?
Mirëpo cilat janë kriteret të cilat një individ duhet t’i përmbushë për të qenë pjesë e agjencisë amerikane përgjegjëse për programet hapësinore?
Business Insider ka sjellë disa nga mitet e faktet për të cilat flitet se kërkohen për të qenë pjesë e agjencisë qeveritare amerikane të aeronautikës, transmeton Klan Kosova.
Mit: Për të qenë astronaut në NASA duhet të dini të pilotoni.
Fakt: NASA e mirëpret një individ që ka eksperiencë në pilotim, por s’e kërkon me domosdoshmëri.
Mit: Duhet të keni një diplomë bachelor në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.
Mit: Duhet të keni shikim të qartë, të mos keni dioptri.
Fact: Që nga viti 2007, operacioni i syve me laser është i pranueshëm nga NASA. Mirëpo pranohet vetëm nëse kanë kaluar 1 vjet nga operacioni.
Mit: Duhet të jeni në një moshë të caktuar.
Fakt: NASA nuk ka kriter për moshën. Por deri më tani kandidatët e përzgjedhur kanë qenë nga 26 vjec deri në 46 vjeç.
Mit: Duhet të keni eksperiencë ushtarake
Fakt: Të keni përvojë shërbimi ushtarak është një pikë plus, mirëpo nuk është e domosdoshme për të qenë pjesë e NASA-s.
Sidoqoftë, agjencia amerikane e aeronautikës, kërkon që të kaloni nëpër disa teste fizike para se përfundimisht të jeni pjesë e NASA-s.