Dy aktorët e njohur Naser Rafuna dhe Adem Mikullovci për festën e 28 Nëntorit, sjellin rolet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit në serialin “Cka ka shpia”sezona e dytë. Ky serial sipas shikimeve ka thyer gjitha rekordet e shikueshmërisë mbi 2 milion klikime për një episod. Në prononcim për Magazina.al producenti dhe aktori i këtij seriali Naser Rafuna thotë se janë të kënaqur me suksesin dhe shikueshmërinë e këtij seriali “Nga të dhënat qe kemi ndihem të kënaqur me suksesin dhe shikueshmërinë e këtij seriali, po mundohemi të sjellim sado pak hare në familjet tona për çdo fillim javë” nënvizoi Rafuna për Magazina.al