Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut(NATO), Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmet e aeroplanëve rus në hapësirën ajrore turke.
“Avionët luftarakë të Rusisë kanë shkelur hapësirën ajrore të Turqisë”, tha Jens Stoltenberg duke vazhduar se kjo është e papranueshme.
Sekretari Stoltenberg përmes një konferencë për media tha se inkursionet kishin ndodhur më shumë se një herë, shkruan CNN.
“Kjo nuk duket si një aksident sepse janë dy shkelje të hapësirës ajrore turke. Inteligjenca jonë na jep arsye që na të themi që ky nuk është aksident”, vazhdoi Stoltenberg, transmeton Gazeta Express.
Shkelja e parë e hapësirës ajrore të Turqisë ishte raportuar të shtunën ndërsa e dyta sipas zyrtarëve u zhvillua të dielën.