NATO do të fillojë ushtrimet ushtarake në një operacion tre javorë në Spanjë, Itali dhe Portugali, të përshkuara si manovrat më të mëdhatë, që nga viti 2002.
Ushtrimet e njohura si “Momenti Tre dhëmborë” do të zhvillohet nga data 19 tetor dhe do të testojë aftësinë e aleancës në fushat ushtarake në tokë, det dhe ajër.
Rreth 36 mijë ushtarë, nga 30 vende do të marrin pjesë në ushtrime, që fillojnë në Trapani, të Sicilisë.
“Qëllimi i ushtrime është që të tregojë se NATO është e aftë dhe se NATO është e gatshme për çdo sfidë,” ka thënë gjenerali gjermanë Hans-Lothar Domroese, komandant i ushtrimeve.
Zyrtarë dhe pjesëmarrës tjera nga vendet jo anëtare të NATO-së, si Ukraina dhe vendet afrikane, do të përfshihen në ushtrime.
Edhe Rusia është ftuar si vëzhguese e manovrave.
Ushtrimet do të testojë forcën e re të NATO-së, atë të “gatishmërisë së lartë” e cili u krijua vitin e kaluar si pjesë e reagimit të NATO-së, ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.