NATO pritet të zgjerohet për herë të parë që prej vitit 2009.
Mali i Zi pritet të bëhet anëtari i 29-të i Aleancës, raporton gazeta gjermane Welt, duke iu referuar burimeve të larta.
“NATO do e ftojë Malin e Zi më 1 dhjetor për anëtarësim në aleancë,” tha një zyrtar i lartë.
Por ky hap i Aleancës pritet të kritikohet ashpër nga Rusia.
Moska u ka shkruar një letër shumë qeverive të NATO-s, duke i paralajmëruar për këtë veprim.
Në letër thuhet se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancë do të tensionojë më tej marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë.
Burimi i lartë i tha ‘Welt’ se hyrja e Malit të Zi në Aleancë nuk nënkupton se do ketë anëtarësim edhe për Bosnjen e Maqedoninë.
Veçanërisht në Francë janë kundër zgjerimit të shpejtë të NATO-s.
Kjo për shkak të aleancës mes dy vendeve për të goditur Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.