Lajmet e fundit
NATO s’e lëshon Kosovën

NATO s’e lëshon Kosovën

Zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen në Kosovë, janë në fokus të vëmendjes edhe të Aleancës së NATO-s, e cila vazhdon të jetë garantues ushtarak i paqes dhe stabilitetit në Kosovë

Duke marrë parasysh situatën në Kosovë dhe pritjet në vazhdim të zbatimit të Marrëveshjes së arritur në Bruksel, sipas diplomatëve të NATO-s, nuk do të nxitohet me insistime që të zvogëlohet prania e kësaj Aleance në këtë mision, i cili po i afrohet edhe 15-vjetorit që nga fillimi i tij, duke qenë operacioni më i gjatë i NATO-s, shkruan “Koha Ditore”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka bërë të ditur se Moldavia për herë të parë në histori do të marrë pjesë në një operacion të NATO-s dhe atë në Kosovë.

Ai ka thënë se NATO-ja “edhe për një kohë” do të vazhdojë të mbajë në Kosovë nivelin e tashëm të pranisë, transmeton “Koha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.