Pas një sëmundje të rëndë është ndarë sot nga jeta humoristi i mirënjohur shqiptar, Ibrahim Krajkova- Leci në moshën 58 vjeçare.
Ai ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçi, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili.
Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai është i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore. Varrimi i të ndjerit bëhet sot prej orës 16 : 00 në varrezat e qytetin në Prishtinë.