Lajmet e fundit
Ndër 55 mijë e–mail–et e Clintonit, disa edhe nga Kosova

Ndër 55 mijë e–mail–et e Clintonit, disa edhe nga Kosova

Pas një presioni të madh publik e medial, kandidatja për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka bërë publike e-mailat e saj në kohën sa ishte Sekretare e Shtetit.

Këtë e ka bërë për hir të transparencës, pasi kishte përdorur e-mail privat në kohën sa ishte në detyrë në Departament të Shtetit. E aty, në mesin e 55 mijë faqeve të publikuara, ka e-maila edhe me protagonistë nga Kosova. Është ambasadorja e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna, e cila i kishte shkruar Sekretares Clinton, përmes një këshilltareje të saj, që ta lusë atë të takojë gratë lidere në Kosovë.

Melanne Verveer, që ka shërbyer si shefe e kabinetit të Sekretares së Shtetit, e më vonë edhe si këshilltare në çështjet për të drejtat e grave, i ishte përgjigjur pozitivisht në këtë kërkesë. Clinton u takua me gratë lidere, në mesin e tyre edhe Presidentja Atifete Jahjaga, atëkohë e panjohur për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.