Pas objektit të Kryeministrisë së Shqipërisë, edhe ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Francës.
Kjo vjen si shenjë e shprehjes së solidaritet me shtetin dhe popullin francez, pas aktit terrorist që ndodhi mbrëmë në Paris, ku afro 130 vetë mbetën të vrarë.
Shumë liderë të mëdhenj botërorë, përfshirë edhe ata të vendit tonë, janë solidarizuar me homologet e tyre francezë.
