Ekspertët që punojnë nëpër këshillimore lidhjesh shpesh pohojnë se çiftet kanë probleme për shkak të Facebookut. Arsye e shpeshtë për zënkë është vendimi për vendosjen e statusit të lidhjes në rrjetin e famshëm shoqëror apo jo.
Tashmë janë shkruar disa libra për këtë temë, ndërsa një prej tyre është “Facebooku dhe martesa juaj” e autorëve Jason dhe Kelli Krafsky.
Sipas këtij libri, ekzistojnë disa rreziqe ndaj lidhjes tuaj të lidhura me Facebookun:
Tepër ose pak ndarje të informatave me të tjerët
Para se të vendosni nëse do të njoftoni publikisht disa përmbajtje ose nëse përmes Facebookut do të shprehni emocionet tuaja, duhet që fillimisht të bisedoni se sa e rëndësishme është që edhe miqtë tuaj t’i kenë këto informata dhe sa seriozisht e merrni këtë rrjet social.
Fotografi të ‘taguara’ me ish-in
Padyshim se nuk jeni të vetmin nëse u pengojnë fotografitë e personit që dashuroni me ish-in. Është vështirë të paramendoni që dikush i ka përjetuar momentet e njëjta, por është me rëndësi që të flisni me parterin rreth kësaj. Megjithatë, rekomandohet se nëse partneri juaj aktual e pranon të kaluarën tuaj, është më mirë që ju ta kurseni nga përkujtimet e vazhdueshme vizuale.
Ju ka shtuar në Facebook ish-i
Këta autorë këshillojnë që ta refuzoni kërkesën e tillë për t’u bërë miq. Ata shtojnë se nëse hapen dyert, ato asnjëherë nuk mbyllen, ndërsa konflikti i pashmangshëm gjendet menjëherë pas atyre dyerve. Po ashtu, dihet se ato dyer mund të jenë edhe ngushëllim për ju nëse keni probleme në lidhjen aktuale.
Një mik/e në Facebook tenton të jetë shumë i/e afërt
Në Facebook nuk mund ta kuptoni nëse dikush është vërtet i interesuar për ju derisa këtë nuk e thotë vërtet, më saktësisht derisa nuk e shkruan. Megjithatë aplikacionet dhe ‘smile-at’ e famshëm gjithmonë mund t’i zbusin disa deklarime. Para se të ndodhë që dikush të bëhet tepër i afërt, duhet të kufizoheni dhe të mundoheni t’i zbuloni shenjat që ju flasin se ju duhet të largoheni nga biseda me të.
Diçka shqetësuese në ‘wall-in’ e partnerit
Secilën herë që shihni diçka shqetësuese në ‘murin’ e partnerit, thjeshtë pyeteni se çfarë është, këshillojnë autorët. Ai/ajo e di se nëse është diçka e papërshtatshme, nuk mund t’ju ikë, dhe prandaj mund të shqetësohen nëse ju e injoroni. Nuk duhet të ‘sulmoni’, por megjithatë rekomandohet komunikimi.
Të fshehtat e Facebookut
Padyshim që ekziston ‘kutia postare’ për mesazhe të cilën partneri juaj nuk mund ta shohë. Facebooku i ri mundëson që kutia të ruajë edhe bisedat. Gjë që mund të jetë një problem i madh nëse bisedat tuaja gjenden në skajet e flirtit, ndërsa partneri juaj ua zbulon fjalëkalimin.
Kuptohet, autorët e këtij libri nuk sugjerojnë se të gjithë 800 milionë përdoruesit e Facebookut janë xhelozë patologjikë, mirëpo këto janë rreziqe reale dhe situata reale nga të cilat njerëzit duhet të kenë kujdes.