Në Kosovë ka edhe kësi rastesh, ku dikush ndërmjetëson për nënshtetësi Bullgare. Madje njoftimin e bën publik nëpër lisat e qytetit të Prishtinës me pamflet, ku tregon se mund të kontaktohet për të ndërmjetësuar për pasaportë dhe ID kartë.
Në qytet janë shpërndarë njoftime ku dikush ka lënë edhe numrin e telefonit ku mund të kontaktohet për të komunikuar, por në gjuhën maqedone.
Nuk është hera e parë që në Kosovë ndodhin kësi paradoksesh. Ka pasur raste që vizat e shengenit janë qit në shitje nëpër rrjete sociale e adresa shitjesh në internet./Indeksonline/