Lajmet e fundit

Ndotja e ajrit paralizon disa qytete të Italisë

Qytetet e mëdha italiane janë vënë në alarm për shkak të nivelit të lartë të smogut.

Bashkia e Milanos vendosi që në pjesën veriore të qytetit, nga data 28 deri në datën 30 dhjetor të bllokohet plotësisht qarkullimi i mjeteve motorrike, ndërsa Roma vendosi ta bllokojë për dy ditë, por më pas lajmëroi se do të ketë qarkullim të limituar të mjeteve nga ora 10.00 deri në orën 16.00. Gjithashtu edhe Torino e Palermo kanë vendosur të aplikojnë bllokimin e pjesshëm të akseve rrugore.

Ndotja e mjedisit është një nga sfidat kryesore të vendeve të mëdha. Në Samitin e Parisit mbi klimën, fuqitë botërore u zotuan se do të ulin normën e ndotjes në atmosferë.

Kina që është edhe vendi me ndotjen më të madhe mjedisore, ka shpallur alarmin e kuq, gjendjen maksimale të emergjencës, dhe ka vendosur bllokimin e automjeteve, ndërprerjen e aktiviteteve në mjedis të hapur, si edhe mbylljen e fabrikave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.