Prej orëve të para të mëngjesit, rreth 2 kilometra vijë bregdetare në Durrës është ndotur nga hidrokarburet, që dyshohet se janë hedhur nga një anije çisternë.
Sipërfaqja e ndotur shtrihet nga kompleksi “Iliria” deri në zonën “Apollonia”.
Krahas ndotjes së ujërave nga hidrokarburet, edhe brezi i rërës është mbuluar nga llumi, duke shkaktuar një katastrofë ekologjike.
Ende nuk dihet se kush është shkaktari i kësaj ndodje masive, por paraprakisht dyshohet që anijet çisternë, të cilat lundrojnë në gjirin e Durrësit, kanë shkarkuar hidrokarbure në det.
Për këtë ndotje, Policia e Durrësit thotë se ka nisur hetimet, paralelisht me marrjen e mostrave për ekspertim.
Paralel do të verifikohen të gjitha anijet në radën e Portit të Durresit, si dhe çdo mjet lundrues që ka lëvizur në hapësirën detare të ndotur, përgjatë 24 orëve të fundit.
Tv Klan