Aurela Hoxha u tregua e gatshme të “paguante” gjithçka për famën. Fotomodelja “sakrifikoi” pamjen e saj, duke u transformuar tërësisht. Ata që e kanë njohur dikur Aurelën, do e kishin të pamundur që ta kujtonin nëse do shihnin transformimin e saj sot.
Një faqe në “Instagram” e hapur së fundmi, solli në vëmendje se si ka qenë dikur ish-miss-i dhe ndryshimin e saj përmes ndërhyrjeve të shumta kirurgjike në fytyrë dhe në trup. Lidhur me operacionin më të përfolur për hollimin e belit, Aurela Hoxha e ka kundërshtuar.
Shpesh kolegët e saj janë shprehur se, operacionet e shumta nuk kanë qenë të nevojshme për fotomodelen.
Kujtojmë se në vitin 2009 Hoxha ishte e përzgjedhura e Vera Grabockës, për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World”, nga ku u përjashtua për t’u zëvendësuar nga Armina Mevlanin.
Arsyeja ishte se Aurela ishte e martuar dhe kjo gjë nuk lejohej sipas rregullave të spektaklit. Kjo martesë, e cila zgjati 15 vite, ka përfunduar para një muaji.