Lajmet e fundit

Në Berlin përleshje e përgjakshme e dy familjeve, një i vdekur dhe 3 të lënduar

Në Berlin, të shtunën janë sulmuar katër burra, me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina.

Njëri është vrarë në vend, kurse tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”. Sipas mediave gjermane, bëhet fjalë për qërim hesapesh të dy familjeve boshnjake, të cilat kanë kërkuar azil në Gjermani, transmeton Indeksonline.

Sipas të përditshmes tjetër gjermane, Berliner Zeitung, përleshja e dy familjeve ka nisur të premten në mbrëmje në një kafene në Berlin. Më pas, të shtunën, disa vetura kanë kaluar pranë katër burrave dhe ndaj tyre është shtënë me armë zjarri. Pas sulmit, sulmuesit janë larguar dhe ata janë në kërkim.

Tre burra të moshave 36, 44 dhe 56 vjeç janë plagosur, kurse Damil H. (31) ka vdekur.

Policia ka njoftuar se katër shtetas të Bosnjës janë sulmuar pasi që kanë dalë nga banesa. Në momentin që i janë afruar veturës, sulmues të panjohur kanë shtënë në drejtim të tyre, e më pas i kanë sulmues edhe me thika, thuhet në raportin e policisë.

Dëshmitarët thonë se sulmuesit nga vendi i krimit janë larguar me një veturë të tipit “BMW”.

Sipas “Bildit” në spital dhe rreth tij janë mbledhur rreth 150 shokë dhe të afërm të personave të sulmuar. Në mesin e tyre ka shpërthyer edhe dhuna, ku policia është detyruar të ndërhyjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.