Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘’Bridge Film Fest’’, i cili ka filluar në javën e kaluar, sonte vie në qytetin e Mitrovicës, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Në këtë ceremoni përveç fytyrave publike të komunitetit artistic do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Ambasadës së Norvegjisë z. Jan Braathu, Kryetari i qytetit Agim Bahtiri, e të pranishëm do të jenë edhe shumë e shumë personalitete të tjera, përcjellë Klan Kosova.
Ceremonia e ‘’Bridge Film Fest’’ në të cilën u shfaqën filmat mbi urën e Ibrit në Mitrovicë, do të bëjë ndarjesn e këtyre cmimeve:
Filmat e metrazhit të gjatë
Filmi më i mirë ndërkombëtar
Kinematografia më e mirë
Regjisori më i mirë
Skenari më i mirë
Aktorja më e mirë
Aktori më i mirë
Filmat e metrazhit të shkurtër
Filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar
Filmi më i mirë i shkurtër amerikan
Filmi më i mirë i shkurtër europian
Filmi më i mirë i shkurtër ballkanik
Filmi më i mirë i shkurtër ‘’Bridge’’
Filmi më i mirë dokumentar ‘’Green’’