Lajmet e fundit

Në Drenas gati përgjysmohen votuesit e PDK-së

Një sondazh i zhvilluar nga një organizatë hulumtuese tregon se Partia Demokratike e Kosovës po e humb truallin e vet në njërin nga bastionet e saj më të mëdha në Drenicë.
Kështu, sipas anketës që e ka zhvilluar Organizata “Kosovo Institute for Democracy and Development” (KIDD), po të mbaheshin tani zgjedhjet në Drenas, Partia Demokratike do të fitonte 39.4 për qind të votave, transmeton KOSOVANEWS .

Pas saj do të ishte partia Nisma, e cila parashihet t’i marrë 29.21 për qind të votave.

Duhet përkujtuar se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, PDK në Drenas kishte fituar 64.07 për qind të votave ndërsa Nisma 15.3 për qind.

Pra, është fjala për një rënie, përkatësisht ngritje për afër 50 për qind.

Kjo rënie ose kjo ngritje e këtyre dy partive rivale, me gjasë jo vetëm në këtë komunë tregon, se votuesit besnikë të PDK-së po ia kthejnë shpinën kësaj partie në koalicionin me LDK-në që nga dhjetori i vitit të shkuar.

Sondazhi siç thotë raporti nga KKD është organizuar online 5 ditë më radhë me qytetarë të Komunës së Drenasit, e në të kanë marrë pjesë 500 anketues/respodentë.

Në vazhdim është edhe grafika e këtij sondazhi me përqindjet e votave që do të merrnin partitë politike në këtë komunë:
drenasi1

Leave a Reply

Your email address will not be published.