Nxënësit e Gjimnazit Shoqëror “Sami Frashëri” të Prishtinës kanë kaluar disa ditë në Shqipëri në ekskursionin edukativ që organizohet çdo vit për nxënësit.
Por disa nga djemtë e paraleles 12/10 të këtij gjimnazi janë dëfryer në një mënyrë jo fort të zakonshme, mbase nga dehja, njofton Klan Kosova.
Kësi dëfrimi bënë nxënësit në hotelin “Bonita” në Golem, sa ishin në ekskursion në Shqipëri deri të martën në mesditë.
E pjesë e festës ishte edhe vetë kujdestarja e kësaj klase, Valbonë Krasniqi, bile nxënësit në prani të saj shihet se konsumojnë edhe alkool.
https://www.youtube.com/watch?v=Wle5D5RasJs