Të premtën pas punës së Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt është arrestuar njëri nga tre personat të cilët më datën 22 dhjetor kishin kryer veprën penale “Grabitje me Armë”.
Dy të dyshuarit tjerë janë ende në kërkim të policisë, njofton Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” kur i dyshuari XH.S në bashkëpunim kanë hyrë me forcë në një shtëpi, kanë lidhur me trakë ngjitëse një person dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjete materiale prej 2000 euro dhe po ashtu në këtë vlerë stoli ari.
Policia ka gjetur prova materiale lidhur me rastin, si dhe veturën me të cilën është kryer vepra.
Pas intervistimit të dyshuarit i është shqiptuar masa e dënimit prej 48 orëve, njofton Klan Kosova.