Azilkërkuesit shqiptarë që ndodhen në kampet e azilit në Gjermani janë përfshirë edhe në një incident tjetër.
Sipas mediave gjermane, një grup azilkërkuesish shqipatër janë përleshur me një grup afganësh, në qytetin e Hamburgut, 280km në perëndim të Berlinit.
Policia Federale Gjermane ka deklaruar se ende nuk dihet motivet e sakta të përleshjes, ndërsa hetimet ende janë vazhduar.
Dëshmitarët kanë treguar se ngjarja është tejkaluar pasi një azilkërkues shqiptarë i është kanosur me armë zjarri një azilkërkuesi nga Afganistani. Gjatë përleshjes është lënduar personi nga Afganistani, ndërsa janë arrestuar tre shqiptarë.