Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka hapur sot zyrtarisht festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”, ku pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve të Gjilanit.
Pos zyrtarëve komunalë, në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive politike, deputetë, e qytetarë të rëndomtë.
“Darka e Lamës”është falënderim ndaj Zotit për begatinë që na e ka dhënë, falënderim për bujqit, familjet tona dhe të gjitha ata që kanë punuar ditë e natë që ky bereqet të jetë në sofrën e qytetit të Gjilanit sepse me këto të mira që prej ujit, mjaltit, e deri te buka, pemët,perimet dhe industritë e ushqimit në Gjilan,janë marka dhe brendi më i mirë që kanë gjilanasit dhe tregojnë qartë mire, e drejtë,që ne duhet t’i konsumojmë këto prodhime. Sofrën tonë duhet ta mbajmë me prodhimet tona”, tha në hapjen e “Darkës së Lamës” kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Haziri ka falënderuar të gjitha familjet farmere dhe kompanitë që kanë pasur shumë sukses sivjet me prodhimet e tyre, falë mbështetjes komunale.
Përndryshe, mbështetja për bujqit e Gjilanit për vitin 2015 kap shifrën e afro 2.5 milionë euro, që përfshinë subvencione, grante, mekanizim bujqësor, farë gruri, misri, pleh artificial e mbështetje tjetër në blegtori.