Në zgjedhjet lokale të Kosovës në komunat me shumicë serbe – Graçanicë e Novobërdë, në zgjedhjet lokale, po të mbaheshin tash, do të dilnin 83 për qind, përkatësisht 79 për qind e qytetarëve. Këto parashikime dalin nga sondazhi i kryer prej kompanisë për hulumtimin e opinionit, “Investment Konsalting” nga Prishtina.
Sondazhi është bërë nga data 19-31 gusht dhe me të janë përfshirë 501 qytetarë të Graçanicës dhe 31 nga Novobërda.
Sipas sondazhit, në pjesën veriore të Mitrovicës do të dilnin në zgjedhje 17 për qind e votuesve, në Zubin Potok 21, nëm Zveçan 24 dhe në Leposaviq 38 për qind e trupit votues.
Në anketim kanë marrë pjesë 1001 qytetarë, nga të cilët 80 për qind serbë, 10 për qind shqiptarë, 7 për qind ishin boshnjakë dhe 3 për qind romë.