Lajmet e fundit
Në Irak  18 të vrarë nga sulmet vetëvrasëse …

Në Irak 18 të vrarë nga sulmet vetëvrasëse …

Nga dy sulme vetëvrasëse në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 18 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, ka thënë policia.
Sulmet ndodhën sot herët në mëngjes afër një postblloku policor, jo larg tempullit shiit në Kadhimija, që është objekt që vizitohet të shtunave, dhe në lagjen al-Horreja.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por për sulmet e mëparshme kundër forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të shumicës myslimane shiite, përgjegjësinë e patën marrë militantët e Shtetit Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.