Lajmet e fundit

Në Irak është gjetur materiali radioaktiv

rrezik radioktivMinistria e ambientit e Irakut thotë se materiali radioaktiv që konsiderohej i zhdukur, është gjetur në një pompë benzine në qytetin jugor, Zubair.
Zëdhënësikësaj ministries, Ameer Ali, i tha dje agjencisë Reuters se materiali “tejet i rrezikshëm” në një pajisje nuk ishte dëmtuar dhe se nuk ka shqetësime për rrjedhje të radioaktivitetit.
Javën e kaluar agjencia Reuters ka raportuar se materiali ishte zhdukur në muajin nëntor nga një depo që i takonte kompanisë amerikane të naftës, Weatherford, afër qytetit jugor, Basra.
Zyrtarët irakianë i thanë agjencisë se ata kishin shqetësime se këto materiale radioaktive do të mund të përdoreshin për “bombë të pistë” ose armatim tjetër, nëse ai do të merrej nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, që ka okupuar pjesë të Irakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.