Lajmet e fundit

Në Kardiokirurgji për dy muaj u kryen 26 operime në zemër të hapur (Video)

Ka dy muaj që shtytja që i dha Ministria e Shëndetësisë Klinikës së Kardiokirurgjisë ka filluar t’i japë efektet e para të saj, raporton KTV.

Këtij operimi, i cili deri para dy muajsh nuk kryhej në QKUK, ditë më parë iu nënshtrua edhe 67-vjeçari Nazmi Uka.

E drejtori i kësaj klinike, Raif Çavolli, ndonëse nuk ka pranuar të flasë para kamere, ka thënë se në këtë klinikë deri tash janë kryer vetëm intervenimet në zemër të hapur.
Përderisa prej muajit tjetër në klinikë do të fillohet të kryhen edhe operacionet në valvulë, të cilat nuk ishin bërë deri tash.
Janë rreth 60 pacientë të tjerë, të cilët presin të hyjnë në operacione, megjithatë drejtori i klinikës ka theksuar se numri i stafit nuk mund të rritet.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë të gjithë hapat që ky shërbim tepër i shtrenjtë për qytetarët të mos shuhet më në QKUK.

http://www.dailymotion.com/video/x3jol5q_klinika-e-kardiokirurgjise_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.