Lajmet e fundit

Në Klinikën e Kirurgjisë operohet me sukses pacienti me tumor të mëlçisë

Në Klinikën e Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është kryer me sukses të plotë operimi i tumorit të mëlçisë tek pacienti Ibush B (1949).
Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë më datën 23 nëntor dhe ishte vërtetuar se kishte tumor të mëlçisë me dimensione 15×10 cm.

Ekipi operatorë ishte në këtë përbërje: Dr. Floren Kavaja, Dr. Bedri Braha, dr. Arsim Ajeti, me asistim edhe të dr. Muhamet Musa, specializant, dr. Shpresa Hasimja, specialist e anesteziologjisë dhe ekipi përcjellës në përbërje edhe të instrumentarve e teknikëve të anestezionit, Afërdita Gllavica, Kumrije Mjaku dhe Luljeta Bërbatovci.

Pacienti pas operacionit ka gjendje më të mirë shëndetësore dhe po vazhdon të mjekohet në repartin e Kirurgjisë Abdominale.

I njëjti pacient, ishte operuar muaj më parë si rast urgjent nga tumori i kollonit dhe ky është intervenimi i dytë për heqje të tumorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.