Lajmet e fundit
Në kundërshtim me ligjin, ambasadorët politikë,

Në kundërshtim me ligjin, ambasadorët politikë,

Ka ngecur procesi i emërimit të amabasadorëve të rinj si pasojë e tejkalimit të kuotës së të emëruarve politikë.

Procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj ka ngecur si pasojë e tejkalimit të kuotës së të emëruarve politikë.

Muajt e fundit, nga tre sa i janë dërguar presidentes së Kosovës për dekretim, vetëm Vlora Çitaku, e propozuar për ambasadore në Uashington, është dekretuar.

Ndërkohë, ka më shumë se tre muaj që dekretimin e presin Leon Malazogu, i propozuar për ambasador në Tokio, si dhe Bujar Bukoshi, i cili është propozuar të dekretohet si “Ambasador-at-large” për organizata ndërkombëtare.

Në rastin e Bukoshit, problem paraqet edhe fakti se emërimi i tij tentohet të bëhet për një gradë ambasadoriale që nuk është e paraparë me ligj.

Propozimet e vazhdueshme politike të Qeverisë për ambasadorë kanë bllokuar dekretimin e emrave që tashmë kanë kaluar procedurat nëpër Komisionin për Punë të Jashtme. Burime të ndryshme të afërta me Qeverinë  kanë thënë se tejkalimi i numrit të paraparë të të emëruarve politikë për ambasadorë ka shkaktuar ngecjen e dekretimeve të mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.