Lajmet e fundit
Në mosfunksionimin e drejtësisë, në Prizren po mbahet protestë

Në mosfunksionimin e drejtësisë, në Prizren po mbahet protestë

Dhjetëra qytetarë, në mesin e tyre fëmijë e pleq, janë ndalur para Gjykatës Themelore në Prizren në shenjë proteste për vrasjen e Hektor Morinës, dhe vrasjeve të tjera që kanë ndodhur në Prizren.

“Kërkojmë përgjegjësi”, “Pse po i lejoni kriminelët të na vrasin”, janë mbishkrimet që po mbajnë në duar protestuesit.

Kjo protestë është iniciativë e familjarëve të Hektor Morinës, të cilët thonë se organet e drejtësisë kanë dështuar.

Ata kanë thënë se pas vrasjes së familjarit të tyre, Hekuran Morina dhe plagosjes së disa qytetarëve të Prizrenit nga bandat kriminale të qytetit, si pasojë e mosfunksionimit të organeve të drejtësisë, këto të fundit duhet të marrin përgjegjësit për rastet e shpeshta të vrasjeve në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.