Komisioni Evropian do të publikojë sot në orën 15:00 raportin për progresin në Kosovë ne lidhje me përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Përmes një njoftimi për media të zyrës së BE-së në Kosovë, siç transmeton edhe KosovaPress, thuhet se raportin do ta bëjë publik komisionari Avramopolus.
Konferenca e komisionierit do të jepet direkt përmes opsionit ‘Live Streaming’ nëpërmjet ‘Europe by Satellite’, në Qendrën Informative dhe Kulturore në Prishtinë.