Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se dje në Podujevë është arrestuar një mashkull i mitur, pasi që në bashkëpunim me një mashkull tjetër ka bartë armë në shkollë.
I dyshuari e ka pranuar aktin, duke thënë se ai e ka bartur armën dhe se e ka fshehur jashtë objektit të shkollës, njofton Klan Kosova.
Policia e ka konfiskuar revolen që ka qenë pa karikator, dhe me urdhër të prokurorit rasti do të vazhdojë me procedurë të rregullt.