Lajmet e fundit

Në prag të protestave, “plastifikohet” Qeveria (Foto)

Opozita kosovare ka paralajmëruar se do të mbajë protestë më 28 nëntor, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Qeveria si duket menjëherë po ndërmerr hapa preventivë.

Në ndërtesën e qeverisë shihet se po bëhen punime. Xhamat e ndërtesës janë duke u plastifikuar, raporton lajmi.net.

Më herët, në protestat kundër Aleksandar Jabllanoviqit, pikërisht xhamat e Qeverisë, u thyen nga protestuesit, në protestat e organizuara nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.