Në takimin e paralajmëruar në Presidencë,të ciline ka thirrur presidentja Atifete Jahjaga, në të cilën pritet të marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, zv.kryeministri Hashim Thaçi, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, kanë shkuar edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar në Kosovë dhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
Në takim janë ftuar edhe liderët e Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe ai i NISMA-s Fatmir Limaj, të cilët deri më tash nuk kanë dhënë shenja se do të jenë pjesë e këtij takimi.
Burimet e Koha.net marrin vesh se në takim do të jetë edhe lideri i Listas Srpska, Slavko Simiq dhe Ministri i MAPL, Mahir Jagxhilar.
Takimi mbahet me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik që ka mbërthyer Kosovën tash e shtatë muaj.