Lajmet e fundit
Në Prizren vritet një person për fajde

Në Prizren vritet një person për fajde

Një ngjarje tjetër e rëndë tronditi në orët e mbrëmjes të së hënës qytetin e Prizrenit.

Nga shkëmbimi me armë të zjarrit në mes të disa personave që gjendeshin në dy automjete, mbetet i vrarë një person, ndërsa janë plagosur edhe tre të tjerë, njëri në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të para të policisë, siç raporton televizioni publik, ngjarja ka ndodhur pas orës 20, dhe shkak janë borxhet me fajde.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe kryeprokurori i shtetit.

Dorasi ende nuk ka rënë në prangat e policisë, pasi mendohet që pas ngjarjes të jetë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.